Ballina Lajme nacionale Këto janë ngjarjet kryesore të ditës

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës

45
SHPËRNDAJE

Sot do të ndodhin ngjarje të ndryshme në gjithë vendin.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizojnë “Panairin e Vetëpunësimit 2019” ku do të marrin pjesë mbi 100 biznese të reja. (Sheshin ‘Nënë Tereza’, ora 9:00)

– Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca me bashkëpunëtorë me Kryetarin i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, ora 9:00)

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën lansimin e Raportit Indeksi i Politikës së NVM-ve: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019. (Ndërtesa e Qeverise, salla P – 38, ora 9:30)

– Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi organizon konferencën përshendetëse me medie. (Hotel Sirius, ora 9:30)

– Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

– Ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bilek do të vizitojë Komunën e Prizrenit, me ç’rast do të pritet nga nënkryetari i Komunës, Eshref Memaj, nënkryetarja për Komunitete Memnuna Ajdini dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtojë raportin e auditimit të performances, procesi i menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

– Instituti i Kosovës për Zhvillim Ekonomik – Ekonomiks organizon konferencën rajonale me titull “Ndjek paranë gjej krimin”. (Qendra Kulturore e BE-së, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtojë raportin e Auditimit të Performancës Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë, e ftuar Ministrja znj.Dijana Živić. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës se Prizrenit organizon një manifestim solemn për nder të “Ditës Botërore të Mjedisit”, ku do të shpallen fituesit e ballkonit më të bukur me lule, kopshtit më të rregulluar, rrugës më ekologjike dhe lagjes më të pastër. (Parku i Qytetit në Prizren, ora 10:30)

– Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj.Alessandra Roccasalvo do të adresohen para medieve në “Panairin e Vetëpunësimit 2019”. (Në afëri të shtatores “Zahir Pajaziti”, ora 10:30)

– Mbahet mbledhja e komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

– Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti pret në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00)

– Ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bilek do të do të bëjë hapjen e ekspozitës me temën “Përvjetori i anëtarësimit të Republikës së Çekisë në NATO dhe BE”, si dhe do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e OJQ-ve të cilët kanë realizuar projekte të financuara nga Republika e Çekisë. (Hotel Theranda, ora 11:00)

– Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri organizon tubim publik me qyetarët. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

– Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 11:30)

– Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë shtëpia botuese “Buzuku” promovon librin e veprimtares Sevdije Ahmeti “Ditari i një gruaje të Kosovës – Lufta përpara luftës”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

– Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të behën përgatitjet për organizimin e dëgjimit publik për Projektligjin e Diasporës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

– Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

– Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media. (Zyrat e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 13:00)

– Mbahet takimi i 168-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

– Kuvendi i Komunës së Mitrovicës organizon debatin publik me qytetarë. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 14:00)

– Qendra për Zhvillimin e Bashkësive organizon konferencën Grat në Media. (Qendra e energjisë qytetare në Mitrovicë të Veriut, ora 14:00)

– Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca me bashkëpunëtorë takohet me znj.Duda Balje dhe anëtarë të tjerë të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)

– Mbahet konferenca rajonale “Domosdoshmëria e bashkëpunimit – sfidë dhe nevojë për Integrim” në të cilen do të nderohen me titullin “Ambasador i Paqes” edhe disa persona që kanë dhënë kontribut për ndërtimin e paqes në vend. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 16:00)

– Mbahet nata e dytë e Festivalit e festivalit mbarëkombëtare folklorik “I këndojmë lirisë”, në Klinë. (Fshati Çabiq, të kulla e Mujë Krasniqit – Komandant Kapuçit, ora 19:00).

-----