Ballina Lajme nacionale Këto janë ngjarjet kryesore për sot

Këto janë ngjarjet kryesore për sot

13
SHPËRNDAJE

Ja çfarë ngjarjesh do të ndodhin sot në Kosovë.

Vazhdon punimet Kongresi dhe Panairi i Parë i Mjekësisë, i organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, 09:00)

Këshilli Rinor Kosovar (KYC) mban Kuvendin e XII-të Zgjedhor. (Amfiteatri i objektit të ish-Rilindjes, ora 09:30)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim znj. Caroline T. Nguyen, drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Shënohet Dita e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapet fushata Kundër Trafikimit me Njerëz. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë organizon konferencën “Business and Education: Challenges and Opportunities”. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, ora 10:00)

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimbën themelimin e qendrës për karrierë në shkollën “11 Marsi” në Prizren. (SHMLT “11 Marsi”, Prizren, ora 10:30)

Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë në lidhje me prezantimin e “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”. (Zyrat e KPM-së, ora 12:00).

-----