Ballina Shëndetësi Këto janë gratë që rrezikojnë të lindin fëmijë me autizëm

Këto janë gratë që rrezikojnë të lindin fëmijë me autizëm

11
SHPËRNDAJE

Një studim i ri ka gjetur, se gratë të cilat i ekspozohen të ashtu quajturave kemikateve tretëse si: alkoolit, ketonit, dhe kemikateve tjera tretëse apo zbutëse, kanë më shumë gjasa të lindin fëmijë me autizëm, raporton “Daily Mail”, transmenton lajmi.net.

Studimet e reja për autizmin, kanë ardhur në disa gjetje të reja se diçka tjetër pos gjeneve ndikon në lindjen e fëmijës me autizëm, edhe pse autizmi është një gjendje mjaft misterioze.

Instituti nacional për siguri dhe shëndetësi (NIOSH), kanë gjetur një lidhje të madhe në mes fëmijëve autistë dhe nënave të cilat punojnë në industri të ndryshme dhe që i ekspozohen kemikateve të përmendura.

Studiusitë mendojnë se përderisa fëmijët janë në mitër të nënës, ata i ekspozohen njëjtë si ato gjërave të ndryshme dhe këtyre kemikateve duke ndikuar në zhvillimin e tyre. /Lajmi.net/

-----