Ballina Lajme nacionale “Këtë javë apo tjetrën Specialja do të fillojë prangosjet në Kosovë”

“Këtë javë apo tjetrën Specialja do të fillojë prangosjet në Kosovë”

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Gjykata Speciale ka paralajmëruar ftesa e prangosje të reja.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i ftuar në Frontal të T7, ka thënë se gjatë kësaj jave, apo javës që po vjen do të ndodhin prangosjet e para nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se këto informacione i kanë nga disa avokatë me të cilët bashkëpunojnë e të cilët punojnë në Dhomat e Specializuara.

“Në bazë të disa avokatëve me të cilët kemi bashkëpunim, sepse ne kemi bashkëpunim me ta , priten prangosje këtë jave dhe javën tjetër. Por nëse jo gjatë këtyre javëve, gjatë muajit gjithsesi”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë derisa Haradinaj ka dhënë këtë deklaratë, Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

---- ----
-----