Ballina Lajme nacionale Këta janë personat që tentuan t’i privonin nga jeta dy të rinjt...

Këta janë personat që tentuan t’i privonin nga jeta dy të rinjt në Prishtinë

41
SHPËRNDAJE

Një ngjarje mjaftë e rëndë ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

Mbrëmë, rreth orës 22:00, një incident ka ndodhur në kryeqytet, ku dy persona pas goditjes me mjet të mprehtë kanë mbetur rëndë të lënduar.

Gjendja shëndetësore e njërit nga të lënduarit ishte e rëndë, por që është përmirësuar pas ndërhyrjes kirurgjike në QKUK.

B.A. ka pasur ndërhyrje në stomak dhe është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në kirurgjinë abdominale, ndërsa gjendja e tij është e përmirësuar.

Burime të Indeksonline mësojnë edhe emrat e të dyshuarve që qëndrojnë prapa kësaj ngjarje. I.D, D.G, R.H, J.K dhe E.G janë disa nga personat që dyshohet se kanë goditur dy të rinjtë mbrëmë në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshme që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur në gjendje të rëndë.

Përmes raportit 24-orësh bëhet e ditur se janë prangosur pesë meshkuj të dyshuar pasi që të njëjtët së bashku me dy meshkuj të tjerë dyshohet se për qëllim të hakmarrjes, pas një mosmarrëveshje të vjetër kanë goditur dy viktima, meshkuj duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman në QKUK, e sipas mjekëve, njëri nga viktimat ka lëndime më të rënda trupore.

Policia ka bërë të ditur tutje, se kanë konfiskuar një veturë, derisa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Ahmet Dërguti”.