Ballina Lajme nacionale Këta janë komandantët që u mbrojtën në heshtje në Hagë

Këta janë komandantët që u mbrojtën në heshtje në Hagë

18
SHPËRNDAJE

Komandantët që u mbrojtën në heshtje në Hagë.

Intervistimi i Ramush Haradinajt nga prokurorët e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, zgjati pak. Kryeministri në dorëheqje që u ftua në cilësinë e të dyshuarit zgjodhi të mbrohej në heshtje. Burime të Gazetës Express thanë se në heshtje janë mbrojtur edhe dy profile tjera të larta, Jakup Krasniqi dhe Shukri Buja.

Numri i ish-pjesëtarëve të UÇK-së që janë thirrur nga Specialja, ka shkuar në rreth 70, ndërkohë që organizatat e OVL UÇK-së kanë konfirmuar se tashmë ka edhe ftesa të reja. Disa nga ish-komandantët e UÇK-së kanë qëndruar pak në Hagë para hetueseve, sepse zgjodhën të mbrohen në heshtje.

Para pak çastesh Ramush Haradinaj ka përfunduar intervistimin në Hagë. Ai tha se ende nuk e di pse është ftuar si i dyshuar nga Specialja.

“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fshehë diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon… “, ka thënë Haradinaj duke shtuar se ende nuk e di rolin e tij se për çka është ftuar si person i dyshuar.

Po dje, në Hagë është nisur edhe kryetari i këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi. Gjatë luftës ai ishte zëdhënës në UÇK. Krasniqi nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar, mirëpo burime të Gazetës Express kanë thënë se Specialja e ka thirrur si të dyshuar, po të njëjtat burime thanë se Krasniqi është mbrojtur në heshtje.

Krasniqi, tha se me paraqitjen e tij në Hagë ka kryer një obligim ligjor.

Krasniqi nuk ka dashur të zgjatet më shumë para gazetarëve, duke thënë shkurt se respektoi fetsën që i është bërë.“Ne e krym një obligim që e kemi pasur ligjor, besoj që e krym detyrën dhe obligimet që i kemi konfom ligjeve që janë në fuqi”, deklaroi ai.

Në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte është ftuar edhe ish kryetari i Lipjanit dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja Shukri. Mësohet se edhe Buja është në mesin e komandantëve që është mbrojtur në heshtje.

Se do të mbrohet në heshtje, e kshte thënë hapur ish- komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Të gjithë këta, kanë kryer intervistimin brenda një kohe të shkurtë, ndërsa komandantët që nuk janë mbrojtur në heshtje, intervistimi u ka zgjatur me ditë. Për shembull Rrustem Mustafa, Remi, është intervistuar për dy ditë rresht në Hagë.

Të gjithë këta kanë theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër dhe s’ka asnjë gjykatë që mund ta njollosë.

Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të Raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.

-----