Ballina Sport Kessie ofertë nga Monaco, Milan bëhet gati për një rikthim

Kessie ofertë nga Monaco, Milan bëhet gati për një rikthim

13
SHPËRNDAJE

Në drejtim të Franck Keisse ka ardhur një ofertë. Është klubi i Monacos që ka bërë diçka të tillë.

Klubi nga Principata prej kohësh është në kërkim të një mesfushori dhe lojtari kuqezi duket si profili ideal për atë repart. Në rast se lojtari nga Bregu i Fildishtë largohet, te Milani e kanë gati zëvendësuesin.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, kuqezinjtë mund të rikthenin në skuadër Bakayoko, i cili në sezonin e fundit luajti te Milan i huazuar nga Chelsea, duke bërë paraqitje shumë të mira.

Mesfushori francez ishte një nga lojtarët më të mirë në sezonin e fundit te skuadra e drejtuar nga Gattuso, por disa zënka me trajnerin bënë që drejtuesit të mos e blejnë kartonin e lojtarit në fund të sezonit.

The post Kessie ofertë nga Monaco, Milan bëhet gati për një rikthim appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.