Ballina Lajme nacionale Kështu ju gëzua Kujtim Shala kandidaturës së Vjosa Osmanit

Kështu ju gëzua Kujtim Shala kandidaturës së Vjosa Osmanit

33
SHPËRNDAJE

Kryesia e LDK-së ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nominimit të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga radhët e LDK’së, i është gëzuar edhe Kujtim Shala, pavarësisht se disa media raportuan se ai mund të jetë kandidat konsensual për kryeministër.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka postuar dy fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet ai bashkë me Osmanin dhe Shalën me mbishkrimin “Me Vjosën#kryeministre”.

Ndryshe, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur sot që ta nominojë Vjosa Osmanin për kryeministre.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në konferencën për media, pas mbledhjes, tha se mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, është vendosur për këtë të fundit.

-----