Ballina Lajme nacionale Kështu festojnë femrat kosovare në qendrën e paraburgimit në Lipjan

Kështu festojnë femrat kosovare në qendrën e paraburgimit në Lipjan

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Festa prapa grilave në burgun e Lipjanit.

Larg familjes dhe më të dashurve të tyre, të burgosurit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, festën e ndërrimit të motmoteve e pritën të mbyllur brenda katër mureve.

Mbi 80 gra e të mitur, që janë të privuar nga liria, për shkak të veprave të ndryshme penale, e pritën festën e Vitit të Ri me këngë e valle, ushqim por larg familjeve të tyre

“Festa këtu nuk është e mirë, larg familjes s’ka më bazë të kushteve… Nuk janë festat e mira këtu… Është e vështirë me prit këtu një festë larg familjes, por mbasi nuk jemi afër familjes, ne mundohemi me festuar pak si shoqëri që jemi, mu argëtuar pak”, thotë E. D. i cili po qëndron qe katër vjet në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Edhe për të miturin tjetër, 17 vjeçar festa brenda katër mureve është e vështirë. Ai tregon se për herë të dytë po pret Vitin e Ri, në këtë burg.

“Është pak normal ma emocionuese se jemi larg familjeve, është njëfarë emocioni më i veçantë. Po mundohemi me kaluar kohë me shoqëri, me staf këtu. Po mundohemi me bo festën pak më argëtuese, për me kaluar më mirë”, deklaron ai.

Në Qendrën Korrektuese për femra në Lipjan, po mbahen për vepra të ndryshme penale mbi 40 gra. Shumë prej tyre janë në paraburgim.

Në të gjitha Qendrat Korrektuese në Kosovë, janë rreth 1,800 të burgosur për vepra të ndryshme.

---- ----
----
-----
-----