Ballina Lajme nacionale Kështu do të jetë moti në natën e ndërrimit të motit

Kështu do të jetë moti në natën e ndërrimit të motit

7
SHPËRNDAJE

Moti në ditën e fundit të vitit.

Ditën e fundit të vitit 2019 dhe ditëve të para të vitit 2020, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e zonave anticiklonike mbi Evropën Qendrore, që gradualisht do të zhvendosen mbi rajonin tonë.

Mirëpo, në natën e ndërrimit të mot moteve mbi rajon do të kalojë një front i ftohtë, që mbrëmjen e së martës dhe ditën e mërkurë sjellë vranësira kalimtare, me mundësi që vende-vende të bien reshje të dobëta bore.

Në aspektin termik, masa të ftohta ajrore do mbeten prezente mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot të ftohtë, në mëngjes minimalet do të jenë në vlera negative, e gjatë ditës temperaturat do shënojnë rritje në vlera pozitive.

Temperaturat minimale do të prekin -11 deri në -9 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 4 gradë celsius.

Ditën e martë nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj dhe vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme, e ditën e mërkurë pritet të zbresin edhe në vlera mesatare.

Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 1.

-----