Ballina Lajme nacionale Këshilltari i Kadri Veselit nuk e quan shkarkim lirimin nga pozita: ...

Këshilltari i Kadri Veselit nuk e quan shkarkim lirimin nga pozita: Ne u morëm vesh

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Flet këshilltari i shkarkuar i Kadri Veselit thotë se u morën vesh që të lirojnë pozitat zyrtarët me aktakuza.

Njazi Kryeziu, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, thotë se e ka liruar pozitën e tij vetëm 30 minuta pasi shefi i tij tha se do të shkarkojë të gjithë zyrtarët nga radhët e PDK-së të cilët kanë aktakuza të ngritura.

----

Në një bisedë për T7, pak minuta pas deklaratës së Veselit se do të largojë nga detyra të emëruarit politikë, Kryeziu thotë se kjo ishte marrëveshje e të akuzuarve me kreun i partisë.

“Nuk është shkarkim, është marrëveshje që kemi pasur me Kadri Veseli që të gjithë zyrtarët me aktakuza dhe që janë të emëruar politikë të lirojnë pozitat për të dhënë një shembull”, ka thënë këshilltari i Veselit.

Ndryshe, Kryeziu është në listën e 11 të akuzuarve të aferës Pronto, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

----- ----