Ballina Lajme nacionale Këshilli nga mërgimtari: Mos u ndalni për të pushuar në Serbi

Këshilli nga mërgimtari: Mos u ndalni për të pushuar në Serbi

230
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shumë mërgimtar ja kanë mësyer Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Një numër i mërgimtarëve vendosin të kalojnë pushimet në Kosovë, derisa shumica prej tyre kalojnë nëpër Serbi.

Një mërgimtar ka treguar se çfarë i ka ndodhu, duke kaluar në Serbi.

“Jemi nisur për vendlindje dhe jemi ndalur në një pompë të benzinit për pushim. Më pastaj vetura nuk ndizej dhe më është ofruar ndihmë nga punëtori, duke më sjellë mekanikun për 2-3 minuta. Më lajmëruan se kishte një problem të madh të duhej që veturën ta dërgojmë në garazh. Kur shkuam aty na thanë se duhet të paguajmë 950 euro, por nuk pranuam dhe vendosëm të mos e riparojmë veturën e të largohemi. Ata i larguan pjesën e montuara dhe vetura filloi të punonte si më parë pa asnjë problem.

I kisha lutur të gjithë mërgimtarëve mos të ndalen për pushim në Serbi”, ka thënë mërgimtari për albinfo. ch.

Ai ka dashur që të mbetet anonim, derisa porosia e tij është e qartë.

---- ---- ----
-----