Ballina AKTUALE Këshilli Komunal i Bujanocit miratoi propozimin për përdorimin e 200.000 eurove, donacion...

Këshilli Komunal i Bujanocit miratoi propozimin për përdorimin e 200.000 eurove, donacion nga Republika e Kosovës (INFO)

358
SHPËRNDAJE

Kryetari Shaip Kamberi njoftoi se u aprovua propozimi për përdorimin e 200.000 eurove të cilat erdhën donacion nga Qeveria e Kosovës. Ku do të shfrytzohen dhe si..

Njoftimi i plotë i Kamberit pa ndërhyrje:

Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit, sapo miratoi propozimin për përdorimin e mjeteve në vlerë prej 200.000 euro, donacion nga Republika e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet këtij donacioni, Komunës së Bujanocit dhe banorëve të sajë i ka mundësuar:

• Blerjen e një autoambulance të përgaditur me të gjitha paisjet e nevojshme për transportimin sa më të sigurt të pacientëve të sëmurë. (6 milion dinarë).

• Subvencionimin e bujqëve (5.5 milion dinarë).

• Subvencionimin e bizneseve të vogla të cilët nuk kanë mundur të kryejnë veprimtaritë e tyre përshkak të masave kundrejt COVID19 (5.4 milion dinarë).

• Ofrimin e ndihmës financiare për fëmijët me nevoja të veçanta (1.2 milion dinarë) .

• Pako ushqimore për familjet në nevojë (1 milion dinarë).

• Përkrahje financiare për KKSH 🇦🇱 (2 milion dinarë).

• Subvencion për mediat që kanë përcjellur dhe kontribuar në luftën kundër COVID19 (1 milion dinarë).

• Përkrahje financiare për Imamët e Xhamive të Komunës së Bujanocit (600 mij dinarë).

• Mjete për blerjen e paisjeve medicionale, spirometër për dispanzerin e mushkërive, termometër në distancë, oksimetër dhe paisje tjera për nevojat e COVID Ambulancës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët (600 mij dinarë).

Faleminderit Kosovë 🇽🇰🇽🇰🇽🇰.

Faleminderit Albin.

----- ----- ----- -----