Ballina AKTUALE Këshilli kombëtar Shqiptar anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për javën e...

Këshilli kombëtar Shqiptar anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për javën e nëntorit

77
SHPËRNDAJE

Marrë shkas nga rasti tragjik i goditjeve nga tërmetet në Republikën e Shqipërisë , ku kanë humbur jetën mbi 20 persona dhe mbi 600 të tjerë të lënduar dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale , Këshilli Kombëtar Shqiptar anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për javën e nëntorit, të parapara për festën e flamurit.

Në këto ditë të rënda për vëllezërit tanë nga Durrësi e Thumani, qytetarët e Luginës së Preshevës janë me ta.

Krenarë me të gjithë ata të rinj e të reja nga Lugina e Preshevës , qe kanë filluar vullnetarisht të organizohen për grumbullimin e ndihmave, që të njëjtat t’i dërgohen të prekurve nga tërmeti, që shkaktoi dhimbje të mëdha në Shqipëri, njofton Shërbimi për informim i KKSH përmes një komunikate dërguar gjitha mediave.

-----