Ballina Lajme nacionale Këshilli i Ministrave autorizon Ahmetajn dhe Manastirliun për të negociuar për 50...

Këshilli i Ministrave autorizon Ahmetajn dhe Manastirliun për të negociuar për 50 mijë doza Sputnik

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka njoftuar se ditën e djeshme ka marrë autorizim nga qeveria shqiptare për të negociuar për 50 mijë doza vaksinash Sputnik që do të vijnë në javët e ardhshme. Ahmetaj u shpreh se nga java tjetër, të hënën ose të martën do të vijnë edhe 100 mijë doza të tjera vaksina kineze Sinovac.

“Asgjë nuk do ndalojë të bëjmë 500 mijë vaksinime për qytetarët shqiptarë. Numrat janë në rënie. Ne kemi filluar ta mundim atë flamë. Plani i vaksinimit do të vazhdojë me shpejtësi dhe do jemi sërish duke negociuar me vende mike, me prodhues.

Dje kemi marrë autorizimin për të negociuar për 50 mijë doza Sputnik që do vijnë në javët e ardhshme. Do të vijë të vijë Sinova, siç erdhën sot 100 mijë, edhe javën që vjen të hënën ose të martën. Shqiptarët e shohin që përpjekja vazhdon të jetë e madhe. Përpjekja për të sabotuar sjelljen e vaksinave dështoi dhe besoj që do vazhdojmë me të njëjtin ritëm vaksinimin e qytetarëve shqiptarë, deklaroi ministri Ahmetaj./mv.abcnews.al

The post Këshilli i Ministrave autorizon Ahmetajn dhe Manastirliun për të negociuar për 50 mijë doza Sputnik appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----