
Sot më 30 janar 2020 në lokalet e Këshillit të bashkësisë islame të Bujanocit u mbajtën zgjedhjet e Këshillit për antarët e rinj të Këshillit të bashkësisë islame në mandatin 2020 – 2024.
Në këto zgjedhje morën pjesë të gjitha xhamitë e komunës së Bujanocit të përfaqësuara na imami dhe delegat nga xhemati i xhamive.
Këto zgjedhje i vëzhgoi delegacioni i komisionit zgjedhorë nga Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës i kryesuar nga sekretari gjeneral Ahmet ef. Sadria dhe ndihmëssekretari Rexhep ef. Luma
Në këtë fazë të zgjedhjeve janë zgjedhur tetë antarë nga trupi zgjedhorë, kurse kryetarin e Këshillit e përcakton Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës në mbledhjen e saj të radhës.
Antarët e zgjedhur të KBI-së për mandatin 2020 – 2024 të radhitur sipas votave të marra në votim janë:
1. Edmond Isufi
2. Vesim Avdiu
3. Sulejman Fejzullahu
4. Vedat Bakiu
5. Xhelal Jakupi
6. Abdulmexhid Ramizi
7. Muhamed Xhemaili
8. Sali Musliu