Ballina Shëndetësi Këshillat/ Si të përmirësoni shëndetin mendor gjatë izolimit?

Këshillat/ Si të përmirësoni shëndetin mendor gjatë izolimit?

21
SHPËRNDAJE

Izolimi për një kohë të gjatë në shtëpi për shkak të koronavirusiut, privimi i disa gjërave që dikur i ke realizuar më parë si shoqërimi, apo daljet e organizuara në lokale dhe restorante apo aktivitetete kulturore e sportive, pra heqja dorë nga përditshmëria juaj në kohë normale mund të shkaktojë probleme shëndetësore te njërëzit.

Disa nga problemet më të zakonshme të shkaktuara nga situata e pandemisë: -shqetësime për shëndetin mendor; -ndryshime në orarin e gjumit;  -vështirësi për të fjetur për t’u përqendruar; -përdorim i shtuar i alkoolit, duhanit dhe drograve të tjera.

Çfarë duhet të bëni? Mund të ndiqni rregullat e mëposhtme 1. Bëni pak pushim nga lajmet. Vendosni periudha kohore çdo ditë gjatë të cilave duhet të dilni nga rrjetet sociale ose të mos shihni televizor. Jepini vetes pak kohë dhe hapësirë për të menduar dhe për t’u përqendruar te gjërat e tjera.

  1. Kujdesuni për trupin- Merrni frymë thellë, shtrihuni dhe meditoni. Mundohuni të hani ushqime të rregullta, mbani një dietë të ekuilibruar dhe bëni pak aktivitet fizik çdo ditë. Jepini vetes kohë për të fjetur gjumë. Shmangni alkoolin dhe drogërat.
  2. Gjeni kohë për argëtim- Mundohuni të përfshiheni në hobi që ju pëlqejnë. Duhet t’ju falin kënaqësi, argëtim dhe kreativitet.
  3. Flisni me të tjerët- Ka një ndryshim mes vetmisë dhe distancës sociale. Fakti që jeni të izoluar nuk do të thotë që të mos qëndroni në kontakt me familjarët, miqtë dhe kolegët.

5.Vendosni qëllime dhe përparësi. Vendosni çfarë duhet të bëni sot dhe çfarë prisni nga kjo gjë. Prioritetet duhet të vendosen në mënyrë që të reflektohen ndryshimet në orare dhe të keni një rutinë të re.

6.Përqendrohuni te faktet. Mos u alarmoni. Kjo gjë do t’ju shkaktojë stres dhe ankth. Mund të jeni të informuar mbi situatën, por po gjithë çfarë lexoni në media është e veertetë. Dyshoni dhe mos besoni çdo gjë që lexoni. Përqendrohuni te faktet

-----