Ballina Lajme Këshillat Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Mal të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Këshillat Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Mal të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këshillat Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Mal të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Ulqinit u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi në mes të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Ky memorandum i nënshkruar në mes të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa si dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z.Faik Nika, i cili hynë në fuqi nga dita e nënshkrimit ka për synim qasjen e përbashkët në zgjidhjen e problemeve të cilat janë kompetencë e Këshillave Kombëtare në të dyja shtetet, dhe shqyrtimin e mundësive për projekte të përbashkëta në avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjithashtu bashkëpunim pritet të ketë edhe në kërkesat e përbashkëta drejtuar qeverive në Kosovë dhe Shqipëri për interesat e shqiptarëve në shtetet respektive.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe kryetari dhe zv/kryetari Organit Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina, Amir Latifi dhe Besim Nasufi, anëtari i organit ekzekutiv, Enkel Rexhepi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni si dhe udhëheqës të tjerë të institucioneve në Republikën e Malit të Zi.

Vlen të theksohet se ky Memorandum Bashkëpunimi u iniciua gjatë vizitës që kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i kishte bërë Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës gjatë vitit të kaluar.

---- ----
----
-----
-----