Ekspertët kanë cilësuar se rrezatimi i fortë shkakton plakjen e lëkurës deri dhe melanomën, transmeton lajmi.net.
Sipas statistikave, 67 raste të reja diagnostikohen çdo vit me melanomë, përkatësisht kancer të lëkurës.
Mjekët dermatologë bëjnë apel për kujdes të lëkurës, mbrojtjen e saj si dhe kontrollin e vazhdueshëm të nishaneve trupore.
“Nga ora 12:00 deri në 16:30 nuk duhet të ketë ekspozim në diell. Të ekspozohen me kremra të lartë mbrojtës, me syze e kapele”, rekomandon një dermatologe. /Lajmi.net/