Ballina Shëndetësi Këshilla për sigurinë në ujë gjatë pushimeve të verës

Këshilla për sigurinë në ujë gjatë pushimeve të verës

9
SHPËRNDAJE

Duke qenë në dijeni të rreziqeve duhet të siguroheni që të ndiqni rregullat në ujë, për të ulur rrezikun e mbytjes.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik japin disa këshilla për t’u larë të sigurt.

“Notoni në zona të rrethuara dhe të mbikëqyrura nga rojat detare. Mbani larg pishinës lodrat që nuk përdoren më.

Vendosni barriera penguese pranë pishinave.

Notoni gjithmonë të shoqëruar nga një shok. Nëse do të lundroni me varkë, vishni jelekun e shpëtimit”, rekomandojnë ekspertët.