Ballina Sport Këshilla nga Tare, mbrojtësi shqiptar i Lacios huazohet në Serinë C

Këshilla nga Tare, mbrojtësi shqiptar i Lacios huazohet në Serinë C

17
SHPËRNDAJE

Sergio Kalaj ka marrë një vendim të ri për karrierën e tij. Mbrojtësi shtatlartë që është pjesë e të rinjëve të Shqipërisë u formua në akademinë e Lacios.

Madje do të merrte disa ftesa radhazi nga ana e Inzaghit me ekipin e parë, por pa mundur të debutojë.

Igli Tare e këshillonte më tepër për t’u rritur profesionalisht dhe modeli gjendej te Lorik Cana.

Nisur nga hapësirat e pakta që ka te lacialët për momentin, Kalaj është zyrtarizuar te Groseto.

Bëhet fjalë për ekipin që është pjesë e Serisë C dhe me siguri këshilla për këtë lëvizje ka ardhur nga drejtori sportiv i Lacios, Tare.

Të dhënat e Kalajt janë shumë të mira dhe mbrojtësi dëshiron një rikthim të mëvonshëm në Serie A.

-----