Ballina Showbiz Kërkoi nuse në televizion edhe në Gjermani, rrëfehet Saimiri: Fitova por lidhja...

Kërkoi nuse në televizion edhe në Gjermani, rrëfehet Saimiri: Fitova por lidhja zgjati 5 muaj

53
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Kërkoi nuse në televizion edhe në Gjermani, rrëfehet Saimiri: Fitova por lidhja zgjati 5 muaj

Saimiri kishte kërkuar edhe disa vite më parë nuse në ekran. 33-vjeçari ka marre pjesë në formatin gjerman “Next Please” në televizionin RTL II.

Në këtë emision, Saimiri ishte në garë me disa djem të tjerë për një vajzë. Pra siç janë sot vajzat në garë për të.

Në lidhje me këtë eksperiencë, Saimiri foli edhe mbrëmjen e sotme në “Love Story”. Ai tregoi se ka marrë pjesë në emisionin gjerman 8 vite më parë, kur ishte shumë më i vogël nga sot.

Ai u shpreh se në atë program arriti ta fitonte zemrën e vajzës, por lidhja me të zgjati vetëm 5 muaj.

“Ka qenë para 8 vitesh. Ishin ndryshe rolet. Ishte një vajzë që zgjidhte dhe unë fitova. Ishte një lidhje që zgjati 5 muaj dhe atëherë unë isha i vogël diku tek 23-24 vjeç”, tregoi Saimiri.

Kërkoi nuse në televizion edhe në Gjermani, rrëfehet Saimiri: Fitova por lidhja zgjati 5 muaj
Jonida Dama

---- ---- ----
-----