Ballina Lajme nacionale Kërkohet shkarkimi në KPA, Zaganjori dorëzon 10 prova të reja dhe sqaron...

Kërkohet shkarkimi në KPA, Zaganjori dorëzon 10 prova të reja dhe sqaron ngërçin në GJK

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Kolegjin e Apelimit u zhvillua seanca e dytë për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zagonjorin, pasi Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas mbarimit të seancës, Zaganjori u shpreh se u përpoq të bënte më të mirë dhe se kishte dorëzuar 10 dokumente të reja, krahas 23 që dorëzoi në seancën e kaluar.

“Çfarë kisha për të thënë i thash. Rreth të njëjta argumente e fakte sillen edhe pyetjet e përgjigjet. Unë u përpoqa të bëj më të mirë, sot paraqita edhe 10 dokumente të reja krahas atyre 23 që paraqita seancën e kaluar, Trupa gjyqësore u tërhoq për të shqyrtuar provat që dorëzova”, tha Zaganjori.

I pyetur në lidhje me dy ekstradime të dy personave që rrezikojnë të lirohen për shkak se dosjet e tyre nuk po merren në shqyrtim nga Gjykata e Lartë, Zaganjori u shpeh se:“Nuk i kam llogaritur afatet të them të drejtën por për këtë kam njoftuar edhe Kolegjin e Lartë. Zgjedhja e 4 anëtarëve të rinj do t’i jepte frymëmarrje gjykatës”,- tha ai

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi është kundërshtuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

---- ----
-----