Ballina Lajme nacionale Kërkohet që “Burdushi” të qëndrojë prapa grilave

Kërkohet që “Burdushi” të qëndrojë prapa grilave

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Prokuroria në Prizren kërkon që Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, të qëndrojë prapa grilave.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për Hysri Peqanin, i njohur si “Burdushi”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, ka thënë për Telegrafin se rasti në fjalë është vazhdimësi e rastit të mëhershëm, dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe veprën penale të shantazhit.

Mehmeti ka theksuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është dorëzuar dje në Gjykatë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë ditës se djeshme ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin H.P”, ka thënë Mehmeti.

Ndryshe, “Burdushi” ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit në vitin e kaluar me 1 vjet bur’gim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Po ashtu Gjykata ia kishte ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër.

Sipas kësaj aktakuze, Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren.

---- ----
----
-----
-----