Ballina Lajme nacionale Kërkohet nga Kosova që Edi Rama të shpallet person non grata

Kërkohet nga Kosova që Edi Rama të shpallet person non grata

91
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edi Rama,po kërkohet të shpallet non grata në Kosovë.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), ish-deputetja e Parlamentit shqiptar, Mesila Doda, e cilëson të papranueshëm sulmin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka bërë sot liderëve politikë të shtetit të Kosovës.

Në një reagim në Facebook, ajo kërkon nga Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti që ta shpallin Edi Ramën person non grata në Kosovë.

“Nëse sot do të isha në vend të Ramush Haradinajt, Albin Kurtit, Hashim Thaçit, sot Edvin Kristaq Rama duhet të shpallej non-grata në Republikën e Kosovës”, shkruan Mesila Doda.

Kryeministri Rama, sot gjatë një konference për media në kuadër të samitit të Mini-Schengenit Ballkanik që u mbajt në Tiranë, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “gënjeshtar”. Ai po ashtu ka kritikuar tërë kastën politike të Kosovës që refuzuan pjesëmarrjen në këtë samit.

Në këtë takim morën pjesë presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, si dhe presidenti malazez, Millo Gjukanoviq.

---- ----
----
-----
-----