Ballina LifeBizare Kërkohen vullnetarë për t’i trembur ujqërit natën

Kërkohen vullnetarë për t’i trembur ujqërit natën

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Shoqata zvicerane për Mbrojtjen e Kullotave Alpine (OPPAL), është e shqetësuar për numrin e madh të ujqërve që sulmojnë kafshët e fermave.

Gjatë muajit shkurt, organizata po rekruton vullnetarë të cilët do të jenë në detyrë natën dhe do të trembin ujqërit, transmeton rtv21.tv.

Që nga fillimi i fushatës, 65 aplikime janë marrë nga frikësuesit e mundshëm të ujqërve, por puna do të kërkojë më shumë vullnetarë, tha Isabelle Germanier, kryetarja e OPPAL në Zvicër.

“Ujku nuk sulmon njerëzit. Vetëm prania jonë është e mjaftueshme për ta trembur atë”, theksoi ajo, duke shtuar se vullnetarët do të marrin mjete për të krijuar zhurmë që frikëson grabitqarët.

Kohët e fundit, 10 tufa të mëdha ujqish janë regjistruar në Zvicër, shtatë në Graubünden, 2 në Valais dhe 1 në kantonin Vaud./21Media

The post Kërkohen vullnetarë për t’i trembur ujqërit natën appeared first on RTV21.

---- ----
-----