Ballina Lajme Bota/Rajoni Kërkohen qindra vetë që patën kontakt me britanikun super ‘ngjitës’ të koronavirusit

Kërkohen qindra vetë që patën kontakt me britanikun super ‘ngjitës’ të koronavirusit

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Autoritetet kërkojnë qindra persona që kanë rënë në kontakt me një britanik, bartës të koronavirusit, i cili dihet tashmë se ka infektuar të paktën 7 vetë. Biznesmeni i moshës së mesme u infektua me virusin vdekjeprurës gjatë një konference në Singapor dhe ka lëvizur që prej atëherë me avion në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë e Francë. Personi konsiderohet tmerrësisht infektues.

Ai vetë nuk e kishte kuptuar se qe prekur nga sëmundja në konferencën e organizuar nga firma britanike e gazit,  Servomex. Tani kanë nisur kërkime të ethshme për gjetjen e qindra njerëzve që mund të kenë pasur kontakte me të, pasi burri ka vizituar një sërë vendesh të ndryshme pas kthimit. Ai dyshohet ta ketë përhapur virusin tek të paktën 183 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi të një fluturimi të easyJet nga Gjeneva në Londër.

Më shumë se 900 vetë kanë ndërruar jetë nga virusi I tmerrshëm dhe 37 mijë të tjerë janë infektuar që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në dhjetor në Wuhan të Kinës. Në Mbretërinë e Bashkuara ka tashmë 8 persona të konfirmuar si të prekur nga koronavirusi. Katër rastet e reja të regjistruara atje së fundi, janë të gjithë persona që janë pasur kontakte me një të infektuar britanik, që e kishte kaluar virusin edhe në Francë.

---- ----
----
-----
-----