Ballina Lajme nacionale Kërkesë e madhe për ilaçe kundër trombozës

Kërkesë e madhe për ilaçe kundër trombozës

71
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bashkëbiseduesi i jonë thotë se duke marrë parasysh rritjen e fluksit të të sëmurëve, edhe kërkesat për medikamente në barnatore janë në rritje. Dovolani shton se jemi në një situatë shumë serioze dhe popullata kryesisht në të kaluarën, por edhe sot ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet që të mos preket nga koronavirusi, por edhe nëse është prekur – të merr medikamentet e nevojshme

Vjollca SADIKU

Dibër, 17 mars – Edhe pas një viti nga pandemia Kovid-19 , fluksi i punës i farmacistëve në Dibër vijon të jetë i lartë. Sipas pronarëve të barnatoreve në Dibër, kërkesat për medikamente janë rritur për disa herë, kryesisht për medikamentet të cilët kanë të bëjnë me rritjen e imunitetit dhe mbrojtjen nga koronavirusi, por edhe për medikamentet kundër trombozës. Në qytet ka tetë barnatore dhe të gjitha punojnë me një dinamik të rritur. Në bisedën që patëm me farmacistin Ilir Dovolani, i cili ka barnatoren e tij në rrugën qendrore të Dibrës, u informuam se gjatë muajve të kaluara, por edhe sot – kërkesa më e madhe e dibranëve është për medikamentet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga sëmundja e trombozës. Dovolani thotë se popullata është e vetëdijshme se gjatë pandemisë – një mbrojtje të veçantë duhet të keni në qarkullimin e gjakut. Virusi i rrezikshëm kovid-19 ndikon drejtpërdrejt edhe në mpirjen të gjakut. Prandaj në ato momente duhet hollimi i gjakut që bëhet nëpërmjet medikamenteve të ndryshme. Andaj përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të të infektuarve ka shtuar nevojën për më shumë barna, kryesisht ato për parandalimin e trombozave si holluesit e gjakut në formën e injeksioneve, ashtu edhe barna në forma të tjera.

Bashkëbiseduesi i jonë thotë se duke marrë parasysh rritjen e fluksit të të sëmurëve, edhe kërkesat për medikamente në barnatore janë në rritje. Dovolani shton se jemi në një situatë shumë serioze dhe popullata kryesisht në të kaluarën, por edhe sot ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet që të mos preket nga koronavirusi, por edhe nëse është prekur – të merr medikamentet e nevojshme. “Në barnatoren tonë, por edhe në barnatoret e tjera në Dibër, tani më disa muaj ka një kërkesë të madhe të ilaçeve kundër trombozës. Po ashtu, në interes të mbrojtjes së shëndetit mund të themi se përqindja më e madhe e ilaçeve që blejnë apo marrin dibranët janë të lidhur me pandeminë Kovid- 19. Ne si farmacistë kemi ndërmarrë të gjitha aktivitete për të siguruar medikamentet e nevojshme”, tregon Dovolani.

Farmacisti dibran potencon se dibranët masovikisht përdorin edhe vitaminat e nevojshme për të rritur imunitetin. Kërkesat për vitamina janë shumëfishuar edhe atë kryesisht për vitaminën D-3, vitaminën C zing, etj. “Ata nuk vendosin me kokën e vet për atë që marrin në farmaci, por bëjnë konsultime me farmaceutët apo mjekun”, tregon Dovolani për vetëdijen e lartë të qytetarëve. Në barnatoret në Dibër çdo ditë mund të takosh edhe shtetas shqiptar. Bëhet fjalë për banore të qyteteve, por edhe vendbanimeve rurale kufitare të Shqipërisë, të cilët përveç furnizimit me artikuj ushqimor dhe teknikë të bardhë, në Dibër furnizohen edhe me medikamente. “Duke marrë parasysh se jemi nga fshatrat kufitar të Shqipërisë, respektivisht nga Vojnika dhe Klloboçishti, Dibrën e kemi qytet më të afërt dhe këtu i sigurojmë medikamentet”, thonë dy të moshuar shqiptarë, të cilët i takuam në barnatore. Edhe ata furnizoheshin me medikamente kundër trombozës, por blinin edhe vitamina. Sipas tyre, barnatoret në Dibër janë të furnizuara bukur me medikamente dhe këtu mund të gjesh medikamente të ndryshme me çmime korrekte, thonë shtetasit shqiptarë. (koha.mk)

The post Kërkesë e madhe për ilaçe kundër trombozës appeared first on KOHA.

---- ----
-----