Ballina Teknologji Kërkesat për informacion, Shqipëria më e “vakëta” në pyetjet për Facebook

Kërkesat për informacion, Shqipëria më e “vakëta” në pyetjet për Facebook

15
SHPËRNDAJE

Me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar, krimeve kompjuterike apo terrorizmit, rrjeti social Facebook i jep të dhëna të përdoruesve të tij agjencive ligjzbatuese të shteteve, në rastet kur ndaj këtyre përdoruesve kanë nisur hetime penale.

Por për të ndodhur kjo, drejt administratës së Facebook duhet të dërgohet kërkesa nga qeveritë e vendeve përkatëse.

“Facebook Transparency” publikon prej vitit 2013 totalin e kërkesave të dërguara nga qeveritë për të dhëna nga llogaritë e individëve të caktuar në rrjet, mes të cilave edhe ato të qeverisë shqiptare.

Sipas raporteve, në periudhën 2013-2019, autoritetet shqiptare kanë dërguar një total prej 156 kërkesash drejt Facebook.

Numri më i lartë i kërkesave i përket vitit 2016 me 36 të tilla, ndërsa gjatë vitit 2019 në adresë të rrjetit gjigand social kanë mbërritur vetëm 30 kërkesa nga Shqipëria.

Interesi i organeve ligjzbatuese shqiptare për informacion nga Facebook, për llogari të hetimeve penale, është thuajse i papërfillshëm në krahasim me vendet fqinje, apo rajonin.

Sipas të grafikëve të “Facebook Transparency” për vitin 2019 Greqia ka bërë 1067 kërkesa, Maqedonia e Veriut 131, Kosova 37, Rumania 305, Italia 5013 dhe Turqia 6366.

Sipas Europol, në platformën Facebook janë raportuar një sasi e konsiderueshme materialesh abuzimi seksual të të miturve. Në rang global gjatë vitit të kaluar në qendrën e Facebook kanë mbërritur gati 270 mijë kërkesa për të dhëna të përdoruesve.

-----