Ballina Shëndetësi Kërkesat në rritje për testet, Laboratori ankohet tek MSH: S’i përballojmë dot

Kërkesat në rritje për testet, Laboratori ankohet tek MSH: S’i përballojmë dot

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me fillimin e fluturimeve drejt Greqisë dhe Turqisë apo së shpejti dhe drejt vendeve të BE janë rritur kërkesat e qytetarëve të cilët kërkojnë të bëjnë testin e Covid-19 për efekt dokumentacioni pas ua kërkojnë në destinacionet ku ata duan të shkojnë.

Ndërkohë që nga ana tjetër janë të shumtë ata që duan të bëjnë për të qenë të qetë nëse e kanë kaluar apo jo Covid-19 për shkak se mund të kenë pasur kontakt me një person të prekur më herët. Por ndonëse dikush e ka të thjeshtë për të larguar stresin, pala tjetër e ka të domosdoshme një dokument të tillë.

Burime në Institutin e Shëndetit Publik thonë se ka çdo ditë qytetarë që vijnë për këtë qëllim por nuk arrijnë ta marrin këtë document pasi tamponi kryhet vetëm sipas gjurmimit epidemiologjik.

Nga ana tjetër laboratorët privatë nuk lejohet ta kryejnë pasi në Shqipëri kjo analizë njihet vetëm nëse kryhet në Laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por kjo ka privuar të drejtën e shumë qytetarëve dhe nga ana tjetër ka krijuar problem në ISHP ku paraqiten shumë qytetarë.

Top Channel ka siguruar një letër ku drejtoresha e ISHP, Albana Fico, i drejtohet MSH, duke i kërkuar të mundësohet kryerja e analizës ndaj COVID edhe në laboratorë jashtë ISHP për shkak të ngarkesës.

“Nisur nga kërkesat e shumta, e kemi të pamundur kryerjen e të gjitha analizave. Kërkojmë që analizat të kryen edhe nga laboratorë jashtë ISHP, që janë të certifikuar nga Instituti i Shëndetit Publik,” thuhet në letër.

---- ----
----
-----
-----