Ballina Lajme nacionale Kërkesat e VV-së për koalicion me LDK-në s’kanë të ndalur

Kërkesat e VV-së për koalicion me LDK-në s’kanë të ndalur

10
SHPËRNDAJE

Edhe një deputet i VV’së i lutet LDK’së për koalicion e Albinin Kryeministër.

I madh e i vogël në Vetëvendosje janë aktivizuar që ta bindin LDK’në për një koalicion me Albin Kurtin Kryeministër. I fundit është Arbër Rexhaj, deputet i VV’së, i cili ka thënë se s’duhet pasur frikë nga një bashkimi i Partisë së Kurtit me Partinë e Isa Mustafës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka shkruar në Facebook se koalicioni VV-LDK është i domosdoshëm për Kosovën, por me Albin Kurtin si Kryeministër.

“Koalicioni VV-LDK është i domosdoshëm për vendin. Arroganca kundër këtij koalicioni nuk sjell asgjë të mirë për Kosovën. Për të shtyer çështje me interes për qytetarët, dhe për ta formuar një qeveri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar institucional na duhet ky bashkim”, ka shkruar Rexhaj.

Ai ka thënë se nëse ky koalicion nuk bëhet atëherë nënkupton se LDK nuk e ka për qëllim Kosovën por rehatinë partiake.

“Nëse nuk bëhet dhe ka bllokada, kjo nënkupton se partneri nuk e ka qëllim Kosovën por rehatinë partiake. Fundja le t’u tregojnë vet qytetarëve përse mbyllen!
Në këtë formë ne kemi treguar se mund të hapemi për të mirën e vendit, ata që mbyllen mbase kanë frikë nga e kaluara e tyre qeverisëse”, është shprehur deputeti.

Ai ka thënë se nuk ka rrugë tjetër përpos Albin Kurtit si Kryeminsitër.

“Na duhet Lëvizja VETËVENDOSJE!, na duhet bashkimi, na duhet Albini kryeministër, rrugë tjetër nuk ka”, ka shkruar deputeti Rexhaj.

Dikur zyrtarët e Vetëvendosjes kishin përdorur gazlotjësjellës, sprej dhe i kishin shkuar në shtëpi Isa Mustafës, i cili ishte Kryeministër. Atëkohë, zyrtarët e VV’së i referoheshin LDK’së si hajna të ligës së dytë.

Edhe Yll Rugova lëshonte akuza të njëjta ndaj Isa Mustafës dhe LDK’së.

Dikur thoshte se Isa Mustafa dhe LDK vazhdojnë të jenë të njëjta që kanë bërë Thaçin President dhe që e kanë shkatërruar Prishtinën me abuzime e korrupsion.

“Duhet mos të mashtrohemi. LDK vazhdon me qenë e njejta që e ka zgjedhur Hashim Thaçin president (të cilin do ta “gëzojmë” edhe nja 4 vjet), është e njejta që ka mundësuar udhëheqjen e PDK-së me vite të tëra, është e njejta që duke mos qenë konstruktive në opozitë mundësoi që PDK-ja edhe njëherë me Ramushin të jetë pjesë e qeverisë, e njejta që e ka shkatërruar deri në atrofi Prishtinën me ndërtime pa leje, me abuzime, e me korrupsion”, kishte shkruar Rugova në Fb.

Pas rizgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar i LDK-së, anëtari i VV-së, Yll Rugova ka paralajmëruar se nëse LDK duhet të bëjë hapin historik për ta mbështetur Qeverinë Kurti.

“Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta. Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat. Tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë”, kishte shkruar ai.

-----