Ballina Sport Kërkesa e veçantë e kamerunases bardheblu: Dua të martohem me një djalë...

Kërkesa e veçantë e kamerunases bardheblu: Dua të martohem me një djalë shqiptar

70
SHPËRNDAJE

Futbollistja nga kameruni Klaudia Obogo, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Klaudia, prej tre vitesh është pjesë e ekipit të fermave të Tiranës. Ajo ka një kërkesë shumë të veçantë, të gjej një burrë shqiptar. Për të burrat shqiptar, janë të sjellshëm dhe romantik.

Klaudia nuk ka ndonjë kërkesë të veçantë, preferon vetëm që djali që dëshiron të ketë në krah, të ketë një sjellje të mirë. E pyetur nga Bieta se nëse do të hiqte dorë nga futbolli për ndonjë djalë shqiptar. Klaudia u shpreh se jo, pasi për të futbolli është pasioni më i madh.

“Mua më pëlqen të bëj stërvitje me skuadrën, e cila është familja ime. Prindërit janë bërë merak. (A do të martoheshe me një djalë shqiptar)Pse jo. Nuk kam karakteristika fikse, unë dua një njeri të mirë. Djemtë në Shqipëri janë të sjellshëm dhe janë shumë romantik. Jo nuk kam pasur një lidhje me një djalë shqiptar, akoma jo. Jo nuk e lë futbollin për një djalë. Futbolli është pasioni im”, tha Klaudia.