Ballina Lajme nacionale Kërkesa e PDK-së refuzohet që në fletëvotim të vendoset edhe emri i...

Kërkesa e PDK-së refuzohet që në fletëvotim të vendoset edhe emri i Kadri Veselit pas emrit të partisë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

I refuzohet kërkesa PDK-së që në fletëvotim të vendoset edhe emri i Kadri Veselit pas emrit të partisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar, pas një mbledhjeje, se nga diaspora janë pranuar 35 mijë aplikacione për votim, porse mbi 5 mijë prej tyre janë refuzuar.

Ndërkohë, në mesin e propozimeve, KTV-ja merr vesh se PDK-ja në këshillat e KQZ-së e ka bërë një kërkesë të rrallë.

Kjo parti ka kërkuar që në fletëvotim të vendoset edhe emri i kryetarit të saj.

Pra, te numri 112 do të lexohej ‘PDK-Partia Demokratike e Kosovës – Kadri Veseli’.

Siç merr vesh KTV-ja, propozimi pa u futur në votim, është refuzuar.

---- ----
----
----- ----
-----