Ballina Lajme nacionale Kërcënoi zyrtarët, QNR përjashton vëzhguesin e Nismës

Kërcënoi zyrtarët, QNR përjashton vëzhguesin e Nismës

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

QNR ka përjashtuar vëzhguesin e Nismës.

Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve ka përjashtuar nga procesi i vëzhgimit Behar Amerllahun nga Nisma pasi ky kishte fyer dhe kërcënuar zyrtarët e këtij institucioni.

Burimet e Klan Kosovës thonë se Amerllahu përdori fjalë fyese dhe kërcënuese pas kontestimit të vlefshmërisë së një fletëvotimi me një nga zyrtarët.

Sipas burimit ky i fundit ka thënë se ka respektuar vendimin e PZAP-së në lidhje me këtë çështje.

Për këto sjellje, thyerjes së kodit të mirësjelljes dhe kërëcënimit në bazë të rregullativës atij i është ndaluar hyrja në QNR.

QNR ka kërkuar nga Nisma që vëzhguesi të zëvendësohet.

---- ----
-----