Ballina Lajme nacionale Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

79
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë, ka qenë kjo deklarata e Këshilltarit të saj Faton Peci. Reagimi ndaj Vjosa Osmanit, ka qenë i ashpër prej largimit të saj nga LDK-ja, por sipas këshilltarit ajo ka kaluar fazën e frikësimit.

“Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcejnë stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim” tha Peci në postimin e tij në Facebook.

Osmani, së bashku me mbështetësit e saj kandidon në zgjedhjet e 14 Shkurtit në listën e Vetëvendosjes, duke ngjallur disa pakënaqësi tek elektorati dhe mbështetësit e LDK. Në zgjedhjet e 2019, ajo ishte kryesuese e listës së LDK-së por pati përçarje pas vendimit të partisë së saj për t’u larguar nga qëveria Kurti.

 

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani
Elda Capani

---- ----
----
----- ----
-----