Ballina Lajme Bota/Rajoni Kërcënohet Matteo Renzi, i dërgojnë zarf me plumba

Kërcënohet Matteo Renzi, i dërgojnë zarf me plumba

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, është kërcënuar sot. Lajmi është bërë publik nga anëtarët e partisë së tij, të cilët në mediat sociale kanë shkruar se ish-Kryeministrit i është dërguar një zarf me plumba.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjare, por ende nuk dihet se cilët mund të jenë autorët. Vetë ish-kryeministri ka reaguar pas ngjarjes duke falënderuar ata që kanë dhënë mesazhe në mbrojtje të tij.

Faleminderit të gjithëve. Le të ecim përpara së bashku me liri dhe guxim”, shkroi ai në mediat sociale.

Të shumta ishin reagimet nga politikanët italianë për këtë kërcënim. Shumë deputetë e zyrtarë të tjerë kanë dhënë mesazhe pro kryeministrit dhe kanë dënuar aktin e personave që ende nuk janë identifikuar.

Matteo Renzi është një nga politikanët më të rëndësishëm në Itali. Ai ka qenë Kryeministër nga viti 2014 deri në 2016. Pak javë më parë Partia Demokratike që drejtohet prej tij doli nga koalicioni me Kryeministrin Giuseppe Conte duke shkaktuar një krizë politike.

Tashmë Italia ka arritur që të ndërtojë një qeveri të re me një Kryeministër teknik, siç është Mario Draghi.

---- ----
----
-----
-----