Ballina Lajme Bota/Rajoni Kërcënimi i Erdoganit: Do të jenë miliona ata që do të dynden...

Kërcënimi i Erdoganit: Do të jenë miliona ata që do të dynden drejt kufirit grek

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u zotua se vala e emigrantëve drejt kufirit grek do të vazhdojë të rritet nga qindra mijëra në miliona.

“Qindra mijëra kanë kaluar, shumë shpejt do të arrijnë në miliona”, tha ai gjatë një fjalimi televiziv. Por kjo deklaratë duket paksa e fryrë duke pasur parasysh shifrat e dhëna nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrimin.

Ai i kërkoi Evropës që të ndihmojë e të mbajë përgjegjësitë për krizën e emigrantëve.

“Pasi ne hapën dyert, kishte shumë që kërkonin që të mbyllnim dyert. U thashë atyre që ka përfunduar. Tani dyert janë të hapura. Tani Evropë, duhet që të mbash përgjegjësinë për aq sa të takon. “, vazhdoi ai.

Me lejimin e emigrantëve drejt Evropës, Turqia po kërkon që ë ndikojë te BE-ja që ta mbështesë në konfliktin me Sirinë.

Ndërkohë që shtetet e unionit akne frikë se mund të rikthehet situata e vitit 2015, ku drejt unionit hynë rreth 1 milionë emigrantë.

---- ----
----
-----
-----