Ballina Teknologji Keopsi zbulon një botë ekstreme

Keopsi zbulon një botë ekstreme

13
SHPËRNDAJE

Keops, misioni i vëzhgimit dhe zbulimit të planeteve jashtë sistemit tonë diellor i Agjencisë Hapësinore Europiane ka dërguar në Tokë imazhet e një sistemi diellor ekstrem.

Bëhet fjalë për sistemin diellor të quajtur WASP-189 b, i zbuluar vetëm në 2008 dhe ende i pastudiuar mirë.

Ajo që shkencëtarë e ESA-s thonë me siguri është se bëhet fjalë për një sistem të pazakontë dhe me planete me orbita të ngjeshura rreth yllit të këtij sistemi.

ESA thotë se imazhi i mësipërm provon aftësinë unike të Keopsit për të hedhur dritë mbi sekretet e universit dhe të botëve të huaja që na rrethojnë.

WASP-189 b është rreth 322 vite dritë larg. Aktualisht, Keopsi ka zbuluar një planet me përmasat e Jupiterit, që rrotullohet rreth yllit të këtij sistemi në një orbitë të pazakontë dhe vetëm për 2.7 ditë, që do të thotë se një vit në këtë planet zgjat më pak se 3 ditë tokësore.

-----