Ballina Lajme nacionale Keni planifikuar ta kaloni vikendin në Shqipëri, shikoni fillimisht temperaturat

Keni planifikuar ta kaloni vikendin në Shqipëri, shikoni fillimisht temperaturat

12
SHPËRNDAJE

Mot i ndryshushëm do të mbaj këtë vikend në bregdetin shqiptar.

Në fundjavën e kaluar reshjet e shiut, era e fortë dhe situata e trazuar në bregdet sollën vdekjen e dy personave dhe të paktën rrezikimin e jetës së dhjetëra të tjerëve.

Këtë fundjavë, situata e motit parashikohet të destabilizohet sërish. IGJEUM ka përcjellë parashikimin e motit nga ku lajmëron se në fundjavë pritet të ketë disa reshje shiu të dobëta si dhe erë të fortë kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë,

respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe

në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 24 / 34 °C

në vendet malore: 17 / 32 °C.

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve

(për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.

-----