Ballina Showbiz Këngëtarja shqiptare lë pas muzikën, së shpejti pjesë e një filmi italian

Këngëtarja shqiptare lë pas muzikën, së shpejti pjesë e një filmi italian

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Evi Reçi është një ndër këngëtaret më në zë të skenës shqiptare. Prej kohësh bukuroshja ka jetuar në Itali ku dhe ka ushtruar profesionin e gazetares, e ndërsa tashmë atë e kemi parë si moderatore në emisionin e pasdites në Vizion Plus.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, ku ndër të tjera tregoi detaje të reja nga jeta e saj personale. Këngëtarja deklaroi se së shpejti do të marrë pjesë në një projekt italian.

----

Do xhiroj diçka, është një skenë filmi. Është produksion italian. Nuk është i pari, do të vijojë dhe një film i dytë nga viti tjetër, por fillimisht kemi këtë si provë. Është akoma në fazën e prodhimit. Më është propozuar nga një regjisor i Firences që është në tratativa me kanalet e mëdha. Por jemi në provë, do shohim. Ta provojmë njëherë.”, deklaroi këngëtarja.

The post Këngëtarja shqiptare lë pas muzikën, së shpejti pjesë e një filmi italian appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

----- ----