Ballina Showbiz Këngëtarja ndërpret koncertin për shkak të sëmundjes

Këngëtarja ndërpret koncertin për shkak të sëmundjes

14
SHPËRNDAJE

Këngëtarja ndërpret turneun për shkak të sëmundjes. Ylli i muzikës pop Ariana Grande është dashur të ndërpresë turneun ‘Sweetener’.

Ajo postoi në Instagram se ishte e sëmurë, dhe zbuloi për fansat se ka përjetuar dhimbje të mprehta qëkur performoi në Londër, transmeton Lajmi.net.

Këngëtarja e njohur tha se zëri i saj tingëllon mirë, por për shkak të sëmundjes ajo nuk mund të marrë frymë në skenë.

Ajo njoftoi sot se gjendja e saj po përkeqësohej dhe se do të duhet të anulojë performancën në Lexington, Kentucky.

Edhe pse ende nuk është e sigurt se çfarë i shkaktoi problemet e saj shëndetësore, Grande u ka premtuar fansave se do të njoftohen “sa më shpejt që të zbulojë se çfarë po ndodh me organizmin e saj”.

The post Këngëtarja ndërpret koncertin për shkak të sëmundjes appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.