Ballina Showbiz Këngëtarja e njohur martohet në fshehtësi, i thotë “Po” të dashurit në...

Këngëtarja e njohur martohet në fshehtësi, i thotë “Po” të dashurit në një ceremoni private

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë martuar në fshehtësi.

Burime të shumta për TMZ kanë treguar se çifti u martuan në shtëpinë e Grande në Montecito, të cilën këngëtarja e bleu qershorin e kaluar. Mirëpo, asnjëri nuk e ka konfirmuar ende lajmin në rrjetet sociale.

Çifti u fejuan në dhjetor 2020 dhe kanë qenë së bashku për pak më shumë se një vit. Ndërsa ceremonia vjen pasi portalet e shumta raportuan në Prill se të dy po planifikonin një martesë verore.

Burimet thanë për mediat që të dy kishin në plan të bënin një martesë të vogël mes pandemisë së koronavirusit.

“Ata të dy nuk duan një ngjarje ekstravagante të madhe, kështu që ata po zbulojnë se cilat janë opsionet e tyre për një ceremoni intime”, tregoi një burim./abcnews.al

The post Këngëtarja e njohur martohet në fshehtësi, i thotë “Po” të dashurit në një ceremoni private appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----