
Pink ka zbuluar se ajo dhe djali i saj tre vjeçar Jameson kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këngëtarja 40-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Beth Moore e bëri të ditur këtë përmes Instagramit, duke publikuar një fotografi me djalin e saj trevjeçar.
Në mbishkrimin e saj tregoi diagnozën përpara se të kritikonte Qeverinë Amerikane për mungesën e testeve.
Ajo filloi duke shkruar: “Dy javë më parë djali im tre vjeçar, Jameson, dhe unë po shfaqnim simptoma të COVID-19”, tha ajo.
Pink vendosi t’i merrte gjërat në duart e saj, pasi premtoi një dhurim shumë bujar prej një milion dollarësh për shkaqe mjekësore të përqendruara rreth COVID-19.