Ballina Showbiz Këngëtari u ankua për izolimin në vilën 12 milionë paund, komediani acarohet...

Këngëtari u ankua për izolimin në vilën 12 milionë paund, komediani acarohet keq: Ankohen ata me pishina… (FOTO)

58
SHPËRNDAJE

“Bluzat e bardha po punojnë nga 14 orë në ditë dhe nuk po ankohen. Po rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve në mënyrë vetëmohuese. Por pastaj sheh ndonjë që ankohet se përse është izoluar në një vilë luksoze me pishinë. Dhe, sinqerisht, nuk dua të dëgjoj më nga këto”, tha Ricky Gervais.

Ky koment vjen një ditë pas shpërthimit në lot që pati këngëtari Sam Smith nga shkallët e vilës së tij 12 milionë paundëshe.

Sam tregoi se mezi po e përballonte izolimin dhe nuk është i vetmi që është ankuar këto ditë.

Qëndrimi brenda katër mureve, larg nga rutina dhe aktivitetet argëtuese të përditshmërisë, i ka stresuar njerëzit që sipas komedianit Gervais, duhet të kujtohen ndonjëherë edhe për mjekët dhe infermierët në shërbim.

----- ----- ----- -----