Ballina Arti Këngëtari më i paguar në botë? Nuk është një reper, përkundrazi

Këngëtari më i paguar në botë? Nuk është një reper, përkundrazi

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Eminem, Jay Z me bashkëshorten Beyonce, talenti Ed Sheeran. Këto janë disa nga yjet e showbizit muzikor global që kemi dëgjuar gjithmonë në majën e artistëve më të paguar në botë.

Ata me të vërtetë paguhen shumë, por viti 2020 ka qenë një vit i veçantë në çdo fushë të artit dhe të ekonomisë, dhe renditja e zakonshme ka pësuar lëvizje të pamenduara.

Aq sa, sipas një studimi të detajuar,  artisti më i paguar gjatë vitit pandemik i përket një rryme jo komerciale, siç mund të jetë hip-hopi ose muzika pop.

Bëhet fjalë për tenorin italian Andrea Bocelli, i njohur në të gjithë botën falë zërit të tij emocionues, hiteve të pavdekshme si “Con te partirò, Vivo per lei, La voce del silenzio, Canto della Terra, Time to say goodbye” dhe dhjetëra të tjera, që pas vdekjes së maestros Luciano Pavarotti e kanë shndërruar në një nga yjet kulmore të muzikës klasike italiane dhe botërore.

Sipas studimit, në vitin 2020 performancat e tenorit, por edhe kontratat publicitare, sponsorizimet si dhe investimet personale , i kanë siguruar atij një xhiro vjetore që i afrohet 82 milionë dollarëve.

Por Bocelli, i cili ka humbur pjesën më të madhe të shikimit pas një aksidenti kur ishte adoleshent, është treguar edhe një menaxher i aftë i pasurisë së tij, me investime në kompani të ndryshme, por edhe me blerjen e pronave të patundshme që ka rikonstruktuar dhe vënë në funksion, pasuria e tij neto kalon 245 milionë dollarët.

---- ----
----
-----
-----