

Në muajin shkurt, Yllka Kuqi, u bë nënë për herë të parë. Fillimisht këngëtarja e njohur e mbajti sekret ardhjen në jetë të vajzës, por ishte babai i saj që zbuloi lajmin e bukur.
E tashmë Yllka ka vendosur që të voglën e saj ta prezantojë me ndjekësit në “Instagram”. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet teksa mban foshnjën në krahë.
“Nënë e bijë”- shkroi këngëtarja, krahas fotografisë ku mori mijëra pëlqime. Luiza erdhi në jetë më 10 shkurt por këngëtarja qëndroi e heshtur duke e mbajtur tërësisht të fshehtë për publikun.
Ndërsa lajmin e shtatzënisë e informoi pak kohë para se të bëhej nënë. “Është pjesa më e bukur e jetës,”– tha babai i saj, Zeqë Kuqi duke ju referuar ardhjes në jetë të mbesës në një intervistë për RTV21.