Ballina Sport “Kemi frikë të kontrollojmë telefonat, ndihem keq kur na ofendojnë familjarët”

“Kemi frikë të kontrollojmë telefonat, ndihem keq kur na ofendojnë familjarët”

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Racizmi është kthyer në një fenomen shumë shqetësues për botën e futbollit. Në shumë shtete nuk janë hapur akoma stadiumet, por tifozët kanë zgjedhur të shfryjnë veten në rrjetet sociale, aty ku nuk i kursejnë ofendimet ndaj lojtarëve me ngjyrë.

Braziliani i Arsenalit, Willian ka reaguar në lidhje me këtë temë në prononcimin e dhënë për ESPN. “Instiktet më thonë që të fshij menjëherë mesazhet dhe të mbyll llogarinë time në rrjetet sociale. Por, unë dua të jem i sinqertë, kështu që ekziston kurioziteti për të lexuar se çfarë shkruajnë konkretisht.

Askush nuk ka të drejtë të flasë me ne lojtarët në mënyra të tilla, nuk arrij ta kuptoj se çfarë mendojnë se janë. Si të gjithë, edhe ne kemi ditët tona të këqija. por ajo që më ka tronditur më shumë janë sulmet që bëjnë ndaj familjes time.

Seriozisht që ndihem shumë keq kur, përveç meje, merren edhe me familjarët e mi. Unë nuk i kam problem kritikat, le të më kritikojnë, por nuk e pranoj dot kur ofendohet familja ime me fjalë nga më të ndyrat, ndihem realisht shumë keq.

E ndjej që duhet t’i mbyll llogaritë e mia në rrjetet sociale. Edhe ne jemi qenie humane, por na ka zënë frika të kontrollojmë telefonat pasi ka përfunduar ndeshja“, deklaroi sulmuesi anësor i Arsenalit. /abcnews.al

The post “Kemi frikë të kontrollojmë telefonat, ndihem keq kur na ofendojnë familjarët” appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----