Ballina Lajme nacionale Këmbëngul Haki Abazi: VV-ja i ka 32 deputetë, s’lejojmë deformim rezultatesh

Këmbëngul Haki Abazi: VV-ja i ka 32 deputetë, s’lejojmë deformim rezultatesh

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lëvizja Vetvendosje ka reaguar ndaj vendimit të PZAP-së për të mos i numëruar votat e ardhura nga Serbia.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar se Albin Kurti do të jetë kryeministër i Republikës.

Sipas tij, LVV-ja është e para në listën e subjekteve më të votuar nga qytetari më 32 kuvendarë dhe LDK-ja është e dyta e cila është votuar po ashtu për premtimin e ndryshimit të madh dhe përjashtimit të hajnisë dhe korrupsionit nga sistemi shtetëror qeverisës.

Abazi theksoi se ky është verdikti i 6 tetorit 2019.

“Në fakt, këto zgjedhje ishin pastrimi higjenik i spektrit politik, njollat e mbetura pastrohen herën tjetër, sepse kanë që të thella dhe të moçme e nuk hiqen krejtësisht e plotësisht me pastrimin e parë.

Defektet e mundeshme të sistemit elektoral nuk munden të rregullohen duke e dëmtuar dhe deformuar verdiktin e sovranit pukërisht nga ata që kanë përdorur këtë sistem për ta mbajtur peng vendin. Sistemi elektoral duhet të minimizojë hapsirën për intervenim nga dora e njeriut por duke e bërë sistemin sa më të pavarur dhe automatik dhe jo duke bërë deformin dhe inxhiniering të rezultateve”, është shprehur ai.

---- ----
----
----- ----
-----