Ballina Sport Keidi Bare nuk trembet nga COVID-19, gati të zbresë në fushë

Keidi Bare nuk trembet nga COVID-19, gati të zbresë në fushë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mesfushori kuqezi Keidi Bare nuk ka frikë nga COVID-19. Ai është i gatshëm të zbresë sa më shpejt në fushë, nëse liga e spanjolle e futbollit me aprovimin e qeverisë do të vendosë rifillimin e kampionateve.

Bare është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Malagas me klubin andaluzian që e konsideron si një nga xhevahirët e skuadrës talentin shqiptar.

----

“Nëse vendoset që të luhet futboll, nuk mund të mendojmë që nëse përplasemi do të infektohemi. Nuk na bën mirë kjo mendësi. Nëse na rikthejnë, jam i bindur që nuk do të ndodhë asgjë. Kam dëgjuar edhe që ka futbollistë, të cilët kanë frikë por unë nuk kam. Nuk ka vend për frikë dhe do të jem i pari që do pranoj të futem në fushë. Sigurisht, që ka edhe një anë tjetër, për të cilën as unë nuk kam dëshirë që të mendojmë për futboll kur po vdesin kaq shumë njerëz”, tha mesfushori me tiapre sulmuese në Radio Marca.

----- ----