Ballina Lajme Bota/Rajoni KE: Prodhimi i vaksinave po përshpejtohet, 466 milion doza deri në fund...

KE: Prodhimi i vaksinave po përshpejtohet, 466 milion doza deri në fund të qershorit

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjenevë, 17 mars  – Pas vështirësive fillestare në prodhimin e vaksinave kundër Kovid-19, procesi tani po përshpejtohet dhe është akoma e mundur të arrihet synimi i vaksinimit të 70 për qind të popullsisë së rritur në BE, deri në fund të verës, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen.

“Tani duhet të përqendrohemi në tremujorin e dytë dhe periudhën deri në verë. Ne e dimë se mund ta arrijmë qëllimin tonë për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së rritur deri në fund të verës”, tha ajo në një konference shtypi.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Fon der Layen, “BiNTek/Fajzer” dhe “Moderna” janë duke përmbushur detyrimet e tyre kontraktuale në tremujorin e parë dhe kanë dorëzuar ose do të dorëzojnë deri në fund të këtij muaji sasitë e parashikuara për tremujorin e parë.

“BioNTek/Fajzer” do të dorëzoj 66 milion doza këtë tremujor, ndërsa “Moderna” 10 milion doza, e cila është në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara, tha von der Lajen.

Nga ana tjetër, “AstraZeneka” dështoi plotësisht. Në vend të 90 milion dozave të premtuara në tremujorin e parë, kompania së pari i uli ato në 40 milion, ndërsa tani pretendon të japë 30 milion doza këtë tremujor, tre herë më pak se sa ishte premtuar.

Nëse “AstraZeneka” e mban premtimin e saj për 30 milion doza, BE-ja mund të marrë gjithsej gati 106 milion doza për këtë tremujor.

Sasi të konsiderueshme më të mëdha priten në tremujorin e dytë, me kryetaren e Komisionit që thotë se mund të llogaritet tek “BioNTek/Fajzer”, që duhet të dorëzoj 200 milion doza në tremujorin e dytë, “Moderna” duhet të dorëzoj 35 milion doza, ndërsa “Xhonson dhe Xhonson” duhet të dorëzoj 55 milion doza.

The post KE: Prodhimi i vaksinave po përshpejtohet, 466 milion doza deri në fund të qershorit appeared first on KOHA.

---- ----
-----